Protestat në Rrjoll! Sërish përplasje të ashpra me policinë, dy banorë përfundojnë në spital

Protestat në Rrjoll kundër ndërtimit të një resorti luksoz u përshkallëzuan në përplasje të ashpra me policinë. Dy prej banorëve përfunduan në spital, ndërsa dy të tjerë u lënduan dhe humbën ndjenjat gjatë konfrontimeve.
Banorët kanë kundërshtuar ndërtimin në tokat e tyre për rreth një muaj, duke tentuar të bllokojnë punimet e kompanisë ndërtuese. Përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të rendit janë intensifikuar, ndërsa disa banorë u panë me duar të gjakosura.
Policia ka krijuar barriera për të ndaluar qytetarët të hyjnë në kantier, ndërsa banorët mbeten të vendosur për të mbrojtur pronat e tyre.
Banorët e Rrjollit kanë më shumë se tre javë që protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë. Gjatë protestave nuk kanë munguar as arrestimet e disa banorëve, të cilët nuk janë bindur urdhrave të policisë.

