Ra në shatërvan disa ditë më parë në Greqi, përmirësohet gjendja shëndetësore e vogëlushes shqiptare
Lajmifundit
/
11 Shkurt 2026, 19:01
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e vogëlushes shqiptare, e cila ra disa ditë më parë në një shatervan në Greqi është përmirësuar. Kreu i spitalit, POEDIN, Michalis Giannakos, u shpreh se shëndeti i saj është i qëndrueshëm.
Mediat greke shkruajnë se vogëlushja duket se po fiton betejën për jetën dhe ka optimizëm për përmirësimin e shëndetit të saj. Në lidhje me këtë ngjarje, policia arrestoi babanë shqiptar, një 26-vjeçar dhe mori nën hetim nënën 23-vjeçare.
Kjo pasi ata duhet ta kishin treguar më shumë kujdes ndaj saj.


