Revolucion në teknologji/ Nga 2027, BE vendos rregulla për telefona me bateri të zëvendësueshme dhe jetëgjatësi

Teknologji

Revolucion në teknologji/ Nga 2027, BE vendos rregulla për telefona me

Bashkimi Evropian ka miratuar rregulla të reja që do të hyjnë në fuqi nga viti 2027, të cilat synojnë t’i bëjnë telefonat celularë më të qëndrueshëm dhe më të lehtë për t’u riparuar.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me bateritë, të cilat pritet të jenë më të thjeshta për t’u zëvendësuar edhe nga vetë përdoruesit. Gjithashtu, pajisjet duhet të projektohen në mënyrë që të hapen dhe riparohen më lehtë, pa kosto të larta apo mjete të posaçme.

Rregullat e reja kërkojnë gjithashtu që bateritë të ruajnë performancën për një periudhë më të gjatë përdorimi, duke reduktuar nevojën për zëvendësim të shpejtë të pajisjeve.

Këto masa pritet të ndikojnë në uljen e shpenzimeve për konsumatorët dhe në reduktimin e mbetjeve elektronike në tregun evropian.

ME TE LEXUARAT