Sazani mes luksit dhe rrezikut! Eksplozivët nën det sfidojnë resortin e planifikuar të dhëndrit të Trump

Aktualitet

Sazani mes luksit dhe rrezikut! Eksplozivët nën det sfidojnë

Shqipëria ka dhënë dritën jeshile për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit nga një kompani e lidhur me dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, por nën ujërat kristal të ishullit fshihet një trashëgimi e rrezikshme lufte: tonelata municionesh të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore.

Sazani mes luksit dhe rrezikut! Eksplozivët nën det sfidojnë

Në perëndim të Sazanit ndodhet zona e njohur si “Gryka e Xhehenemit”, ku nën sipërfaqen e qetë të detit janë identifikuar predha artilerie 200 mm, mina anti-nëndetëse dhe eksplozivë të ndryshëm të shpërndarë në mijëra metra katrorë.

Pavarësisht rrezikut, qeveria shqiptare i dha statusin “investitor strategjik” kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC për një projekt me vlerë rreth 1.4 miliardë euro, që synon transformimin e 45 hektarëve të ishullit në vila dhe resorte elitare.

Sipas dokumenteve të Forcave të Armatosura të siguruara nga BIRN, katër zona përreth ishullit konsiderohen me rrezik të lartë nga municionet e pashpërthyera. Në një prej tyre janë asgjësuar rreth 30 ton municione, ndërsa në “Grykën e Xhehenemit” ende nuk është kryer asnjë operacion pastrimi.

Sazani mes luksit dhe rrezikut! Eksplozivët nën det sfidojnë

Ekspertët paralajmërojnë se pastrimi i plotë i zonës do të kërkojë miliona euro, zhytës të specializuar dhe operacione të gjata ushtarake. Ish-oficeri detar Artur Mecollari ngre pikëpyetje mbi sigurinë e turistëve, duke theksuar se edhe pas ndërhyrjeve ekziston rreziku që rrymat detare të nxjerrin sërish municione në sipërfaqe.

Biologë detarë dhe peshkatarë lokalë konfirmojnë se predha dhe mina gjenden pothuajse në të gjithë perimetrin e ishullit, si në det ashtu edhe në tokë, duke e konsideruar situatën të papajtueshme me zhvillimin e turizmit elitar nëse nuk realizohet një pastrim i plotë dhe i specializuar./BIRN

ME TE LEXUARAT