Sekuestrohet hoteli, ndërtoi pa leje në Gjirokastër, masë sigurie për ndërtuesin dhe ekspertin

Aktualitet

Sekuestrohet hoteli, ndërtoi pa leje në Gjirokastër, masë

Prokuroria e Gjirokastrës ka marrë masa sigurie ndaj dy personave të dyshuar për ndërtim të paligjshëm.

Shtetasi R.S., i dyshuar për ndërtimin e një hoteli pa leje në lagjen “18 Shtatori”, është vënë në “Arrest në burg” për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Ndërkohë, shtetasi A.D., ekspert, është vendosur në “Arrest në shtëpi” për “Ekspertim të rremë”.

Ky i fundit dyshohet se ka përpiluar një akt ekspertimi për të mbrojtur ndërtimin e paligjshëm si punime të brendshme.

Prokuroria ka vendosur gjithashtu sekuestro preventive mbi pasurinë, një hotel në pronësi të shtetasit R.S., me sipërfaqe 247 m².

Hetimet kanë zbuluar se, pavarësisht vendimit të Bashkisë Gjirokastër për pezullimin e punimeve, R.S. ka vijuar me ndërtimin.

Dyshohet se ai ka ndikuar tek eksperti A.D. për të justifikuar veprimet e tij me një akt të rremë ekspertimi. 

ME TE LEXUARAT