Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza

Aktualitet

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari!

Një shqiptar dhe dy shtetase të huaja janë vënë në pranga, pasi akuzohen për prostitucion e shitje lëndësh narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin V. K., 36 vjeç dhe shtetaset e huaja A. D., 33 vjeçe dhe D. T., 22 vjeçe, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përbashkët, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga shtetasi V. K. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ishte klient i dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit”, njoftoi policia.

Ndërkohë hetimi ka nisur për disa persona të akuzuar si më poshtë:

-ndaluan shtetasin G. M., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, dhe më pas dyshohet se e ka kanosur për të mos kallëzuar në polici;

-ndaluan shtetasin G. H., 32 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash, shtetases A. F;

-shpallën në kërkim F. K., 35 vjeç, pasi në rrugën “Kujtim Laro” ka goditur me grushte një 32-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.

-arrestuan shtetasin M. C., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me pëllëmbë një të mitur 16-vjeçar;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 33 vjeçe, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një 44-vjeçare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT