Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës
Lajmifundit
/
6 Shkurt 2026, 11:20
Aktualitet

Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari është emëruar prefekt i Tiranës, duke zëvendësuar Afrim Qendron. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e rradhës së Qeverisë.
Me një karrierë mbi 20 vjeçare në Drejtësi, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës. Hajdari, ka marrë një tjetër post të rëndësishëm, këtë herë në pushtetin lokal të kryeqytetit.
Emërimi i tij në këtë post nuk duket rastësi, pasi lidhja me Tiranën mbetet e fortë për Hajdarin i cili është edhe kryetar i Asamblesë së Shoqatës Tirana.


