Shqipëria ka HERONJ, ja ku i keni, në vijën e parë të betejës!
Shqiperia ka heronj, te vertete!
Ja ku i keni, te shtrire ne toke, ne stolat publike, pas nje nate te gjate beteje me zjarret ne Delvine.
Mos thoni se ata thjesht po bejne punen dhe detyren, nuk eshte vetem kjo.
Nese do ishte keshtu, ata do kerkonin nje vend te rehatshem per te fjetur, do kerkonin ushqim e kushte, por jo, jane shtrire te pushojne trupin aty, ne frontin e tyre te luftes.
Ata e duan kete vend, saqe rrezikojne jeten e tyre kur detyra i therret.
Ndoshta jane pa ngrene, ndoshta ne familjet e tyre kane 100 probleme.
Por ata kane veshur unformen dhe kane shkuar atje ku nevoja therret per te na mbrojtur ne.
Ja pra, Shqiperia e 1001 problemeve, ku njerezit shpesh jane gati te "hane te gjalle" njeri tjetrin per nje shikim shtrember apo nje konflikt per parkimin, ka edhe heronj, njerez te heshtur, qe jane per tu marre shembull nga secili.
Eshte e vertete qe secili vend ka heronjte e vet, pershembull ne Mal te Zi nje zjarrfikes humbi jeten dhe nje tjeter u plagos ne lufte me flaket.
Megjithate, ne duhet te flasim per HERONJTE TANE, pasi ata japin shembullin e mire ne nje shoqeri me plage te medha. Duhet te flasim per ta edhe sepse e dime, qe nuk paguhen sa duhet dhe shpesh nuk kane mjetet e duhura per ti mbrojtur duart dhe trupin teksa "hyjne ne zjarr".
Ky postim eshte nje nderim dhe nje respekt i pakufi per keta heronj, qe duhet te jene shembulli i shoqerise tone.