Berisha fajëson Ramën për zjarret: Kryeministri është përgjegjësi kryesor me vjedhjet e tij

Politikë

Berisha fajëson Ramën për zjarret: Kryeministri është

Sali Berisha ne nje dalje per mediat nga selia e PD, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama per situaten e zjarreve ne vend.

Situata e rëndë e zjarreve/ Berisha: Përgjegjës kryesor i kësaj katastrofe është Edi Rama dhe vjedhjet e tij

Qeveria është narkoqeveri. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është narko, nuk ka preokupim qeveria për këto që ndodhi.

Edi Rama kalon nga kërcënim në një tjetër dhe unë absolutisht dënoj me forcën më të madhe, si një kriminel të shëmtuar atë që vë me qëllim zjarrin.

Por edhe zjarrvënia pa qëllim, kërkon që çdo qytetar, në çdo akt dhe në çdo hap të ketë parasysh që të mos krijojë, sepse është një natyrë e ndezur.

Kështu që në këtë kontekst, mbaj si përgjegjës kryesor të kësaj katastrofe, Edi Ramën, vjedhjet e tij.
Natyrisht temperaturat e larta janë terreni i kësaj që po ndodh dhe shpirti kriminal i individëve të caktuar që luajnë me zjarrin është ai që inicion, ndez zjarrin dhe ata meritojnë dënimin më të madh.

Kreu i PD, duke iu referuar edhe rastit te TV News 24, tha se atje dergohen efektive dhe mjete te policise dhe ushtrise, te cilet ne fakt duhet te ishin duke bere beteje me zjarret.

Berisha: Në dhjetëra zona situata e zjarreve jashtë kontrollit. Kamionët e ushtrisë nuk përdoren për evakuime, por për të rrëmbyer kompjuterat e gazetarëve

Në të katër anët e vendit që panë tmerre nga flakët dhe zjarret e papërmbajtura, në të cilat u dogjën mijëra hektarë pyje, kullota, dru frutorë. Me dhjetëra shtëpi, gjë e gjallë.
Humbën jetën njerëz, u plagosën, u dogjën me djegie të shkallëve të ndryshme, një seri qytetarësh.
Shqipëria në memorie nuk ka patur, nuk ka qenë ndonjëherë në flakë si dy ditët e fundit. Por kjo gjendje emergjence kombëtare i gjen qytetarët shqiptarë nga jugu në veri, pothuajse tërësisht të braktisur nga narkoshteti.

Delvina është e rrethuar nga flakët, fshatrat e Fushë Arrezit gjithashtu.
Gramsh, vazhdon shkatërrimi, djegia e gjësë së gjallë.
Në dhjetëra zona është një situatë tërësisht jashtë kontrollit.
Nëqoftëse ka një situatë që quhet emergjencë kombëtare, për çdo shqiptar përveç se narkoqeveritarët, kjo është një emergjencë kombëtare.

Në vend të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, këshilli vazhdon ahengjet nëpër festa të bashkive lokale.
Forcat e armatosura dhe qindra policë përdoren për të pushtuar televizionin Neës24, për të rrëmbyer.

Kamionët e tyre përdoren jo për të evakuuar gjënë e gjallë, njerëzit nga zonat e zjarrit, por për të plaçkitur dhe grabitur kompjuterat, laptopët, tavolinat e punës, mjetet e punës së gazetarëve, nga njerëz që nuk kanë ligj e as moral.
Prapa këtij krimi të shëmtuar qëndron Edi Rama.

Prapa kësaj situate dramatike qëndron Edi Rama. Po. Po.
Rikujtoj shqiptarëve se 21 milionë euro shpenzime udhëtimesh me çarter në dispozicion. Vetëm këto po marrim.
Se 7 mln euro për ‘Giro d’Italia’ dhënë një kompanie private për të mashtruar shqiptarët për zgjedhje.

Se 50 mln euro të vjedhura së bashku me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë, të evidentuar qartësisht, do të kishte Shqipëria sot ‘CanadAir-in’ e vet, do të kishte Shqipëria sot qindra zjarrfikëse.
Po disponohen vetëm mjetet e blera 15-20 vitet më parë, edhe ato të përgjysmuara se edhe helikopterët janë zhdukur.

ME TE LEXUARAT