"S`i ndalëm dot flakët me lotët tona", banori në Delvinë: Mu dogj shtëpia e re, sapo e ndërtuam!
Delvina u përball me zjarret e medha që përpinë banesat dhe rrezikuan jetën e banorëve.
Hari Konduri, një nga banorët e një prej fshatrave që po digjet në Delvinë, u shpreh i prekur pasi shtëpia e tij e re u përfshi nga flakët, por të paktën arritën të shpëtonin gjallë.
“Aq shumë lot kemi derdhur, saqë edhe zjarri duhej të fikej nga lotët tona. Shtëpia e re po më digjet atje.
Këtë vit ka pasur aq shumë zjarre, saqë nuk kishin forcën që ta përballonin. Zjarri ka qenë shumë i madh, tmerr.
Kishte shumë punonjës, por çfarë të bënin?! Mekanizmat e bëjnë punën.
Na detyruan që të iknim, të largohemi. Nuk e kam menduar ende se ku do iki. Mendoj vetëm shtëpinë time.
Shtëpi e re. 5-6 vjet kisha që e kisha ndërtuar. Nuk jetoja aty. Jam emigrant. Vija shpesh dhe qëndroja aty. Ishte shtëpia e kujtimeve, e nostalgjisë fëmijërore. Atje kam lindur, atje jam rritur.
Të paktën shpëtuam kokën”, u shpreh banori./tch