Pse Shqipëria s`bleu avionë për shuarjen e zjarreve, përgjigjet Rama: Greqia dhe Italia po vuajnë njësoj si ne!

Politikë

Pse Shqipëria s`bleu avionë për shuarjen e zjarreve,

Pas demeve te medha nga zjarret ne disa zona te vendit, nje debat i madh eshte hapur se perse Shqiperia nuk ka blere avione te specializuar per shuarjen e flakeve.

Ketij debati iu pergjigj diten e sotme edhe kryeministri Edi Rama i cili thekson se nga zjarret po vuajne edhe vende te tjera si Italia dhe Greqia fqinje edhe pse kane me shume avione per shuarjen e flakeve.

Reagimi i Rames:  

Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por…

Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje:

Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?!

Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve. Pra, e thënë thjeshtë.

Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët.

ME TE LEXUARAT