Situata në Qarkun e Korçës nga moti i keq, prishet ura e Prodanit në Kolonjë, dëmtohen disa akse

Aktualitet

Situata në Qarkun e Korçës nga moti i keq, prishet ura e

Për shkak të motit të keq, disa akse rrugore dhe ura në qarkun e Korçës dhe Kolonjës janë dëmtuar.

Kjo ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe rrezik për banorët.

Në Kolonjë, ura e Prodanit ka pësuar dëmtime, duke rrezikuar lidhjen mes fshatrave Gjonc dhe Prodan.

Në Borovë, rruga nacionale ka dëmtime, dhe qarkullimi po kryhet me një korsi. Në Korçë, aksi Boboshticë – Dardhë ka dëmtime dhe qarkullimi po vijon me një korsi.

Në aksin Qafë Plloçë – Qukës, në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka shkarje masive dherash, ndërsa po vijon puna e pastrimit.

Në rrugën Kakaç – Vërçun, ekipet vijojnë pastrimin e masivit të dherave nga shtrati i rrugës. Në aksin Barmash – Ersekë, në Udenisht Pogradec, përroi ka dalë nga shtrati, duke krijuar rrezik për qarkullimin.


Bashkia Kolonjë

Si pasojë e prishjes së urës së Prodanit, rritjes së nivelit të ujit dhe prezencës së inerteve, rrezikohet lidhja midis fshatrave Gjonc – Prodan, si dhe aksi nacional Ersekë–Leskovik, duke prekur zonat Tac dhe Ersekë. Po punohet për pastrimin e shtratit.
Në Borovë, rruga nacionale ka pësuar çedim në një  pike te segmentit po punohet nga subjekti kontraktor për hapjen e një korsie shtesë. Qarkullimi kryhet me një korsi.

Rezervuari Kabashit rezervuarit  Leskovik (Shelegur) dhe rezervuari Helmes janë hapur ujëlëshuesit fundorë, është ndërprerë furnizimi nga proi i Bezhanit. Situata është nën kontroll.

Bashkia Korçë

Në km 7 të aksit Korçë–Voskopojë kanë filluar reshje bore po kryhet pastrim dhe kriposje. Qarkullimi vijon normal.

Në aksin Boboshticë–Dardhë ka çedim të rrugës dhe po vijohet qarkullimi me nje korsi.
Aktualisht, në aksin Boboshticë–Dardhë ka reshje dëbore me intensitet mesatar, qarkullimi lejohet vetëm me goma dimërore.

Në Lagjen nr. 5, Shëtitorja “Fan Noli”, rreth orës 16:50, është rrëzuar një mur rrethues i një ndërtese të rrënuar dhe të pabanuar. Nuk ka dëme në njerëz apo mjete. Bashkia Korçë ka ndërhyrë menjëherë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e normalitetit.

Bashkia Pogradec

Në aksin Qafë Plloçë – Qukës, në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka shkarje masivi dherash/inertesh në shtratin e rrugës po vijon pastrimi nga subjekti ndertues.
Në dalje të fshatit Udenisht, drejt Pogradecit, ka prezencë uji në rrugën nacionale. Po merren masa për pastrimin dhe po vlerësohet ndërhyrja në tobinot në pjesën e sipërme.
Janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas  si pasoje e shkarjeve te dherit dhe 1 familje në fshatin Verdovë, si pasojë e gryerjes se bazamentit nga prurjet e lumit te  Verdovës, familjet do trajtohen me bonus qeraje nga ana e bashkisë.

Në fshatin Çezmë, Njësia Administrative Trebinjë, ka shkarje dherash për momentin nuk rrezikohen banesa dhe situata po monitorohet.

Bashkia Maliq

Si pasojë e reshjeve dhe rritjes së prurjeve të Lumit të Mesmalit, është konstatuar gërryerje serioze e argjinaturës pranë trupit të rrugës, në afërsi të urës në vendin e quajtur “Miniera e Selcës”, Njësia Administrative Gorë.
gjithashtu prej rritjes së prurjeve të Lumit të Mesmalit,  është konstatuar gërryerje e argjinaturës pranë rrugës në afërsi të Urës së Selcës Nj.Adm Gore.
Në rrugën Kakaç – Vërçun vijon puna për pastrimin e masivit të dherave nga shtrati i rrugës.

Bashkia Pustec 

MZSH Pustec ka përfunduar ndërhyrjen për largimin e ujit nga një banesë në fshatin Pustec.

Bashkia Devoll 

Situata paraqitet e qete nuk ka problematika te raportuar  uji nga rruget ne fshatin Proger eshte  terhequr, vijohet nga Dr e Ujitjes kullimit  puna per mbylljen e carjes ne argjinatura e lumit Oshtice.

Nga inspektimi ne terren  akset  rrugore  ne teritorin e bashkise Devoll  rezultojne te hapura.

ARRSH Drejtoria Qëndër-Lindje raporton: Reshje dëbore në zonat Dardhë, Voskopojë dhe Zemblak, me ndikim në qarkullimin rrugor po punohet nga kontraktoret per pastrim dhe kriposje. Rrëshqitje rruge në aksin Barmash – Ersekë. Dalje e përroit nga shtrati në zonën Udenisht – Pogradec. Situata po ndiqet dhe po ndërhyhet nga subjektet e mirëmbajtjes, të cilat janë në terren për normalizimin e gjendjes dhe garantimin e qarkullimit.

Nga OSHEE  vijohet puna ne teren me grupet operative per rregullimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike për te gjithe konsumatorët. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse/TCH

ME TE LEXUARAT