SPAK firmosi 8 masa sigurie për abuzime me tenderat e AKSHI-t! Publikohen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka firmosur tetë masa sigurimi për zyrtarë që dyshohet se kanë abuzuar me tenderat në AKSH.
Konkretisht mes personave me urdhër arresti janë zyrtarë dhe biznesmenë, që dyshohet se kanë përfituar tenderat.
Kështu për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësen Hava Delibashi është caktuar masa “arrest në shtëpi”.
Ndërsa për biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë caktuar masat “arrest me burg”.
Po ashtu në kuadër të operacionit të SPAK u caktua pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Erion Ismaili, zv drejtor i Policisë së Tiranës.
U caktua masa ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta.
Hetimet lidhen me 12 procedura tenderuese të AKSHI-t, ku ka dyshimet se Mirlinda Karçanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit.
Sipas burimeve, tenderat nën hetim nga SPAK kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e thesarit të shtetit dhe me administrimin e dosjeve gjyqësore.


