Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Policia Kufitare ka arrestuar një të ri nga Kosova këtë të hënë. Sipas njoftimitë zyrtar, ai po tentonte të trafikonte drogë në Shqipëri.
Operacioni u krye sot nga Policia e Kukësit në pikën kufitare të Morinës. I arrestuari është 33-vjeçari me inicialet H.M., banues në Prizren.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe sasia e hashashit që po trafikonte me mjetin e tij.
“Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, goditën një tjetër rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në Shqipëri. Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren”, thuhet në njoftimin zyrtar.


