Nën akuzë 48-vjeçari që kanosi punonjësin gjatë prishjes së tendës së lokalit në Tiranë
Lajmifundit
/
17 Gusht 2025, 13:00
Aktualitet
Një person 48-vjeçar është marrë nën akuzë nga Prokuroria pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit nr. 6 në Tiranë.
Sipas policisë, shtetasi A. D. kanosi E. H., 36 vjeç, punonjës që po ekzekutonte vendimin për prishjen e tendës së një lokali në kryeqytet, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.
Materialet e hetimit paraprak janë referuar në Prokurori për procedim penal për veprën “kanosja”, ndërsa policia vijon ndjekjen e çdo detaji për sqarimin e plotë të ngjarjes.