“U fsheh poshtë tavolinës”, vrasësi me pagesë ‘tradhton’ shokët, zbulon emrat e ‘bosëve’ që kërkuan eliminimin e Hajredin Beharit

Aktualitet

“U fsheh poshtë tavolinës”, vrasësi me pagesë

  Vijon të dëshmojë përpara gjykatësve të posaçëm Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i artë”, personi që akuzohet se tentoi të vriste Hajredin Beharin.

Ai tha se për vrasjen e kishte ‘kontaktuar’ Henrik Hoxha, vrasje për të cilën do të merrte para në këmbim. Tase tha sot se nga Hoxha kishte mësuar se urdhër po ashtu për eliminimin e Beharit kishte dhënë edhe Renato Çami.

Pasi atentati kishte dështuar, shënjestra thotë Tase kishte dëshmuar në polic, ku mes të tjerash kishte thënë edhe emrin e Çamit.

Tase: Viron Tavanxhi më premtoi një hyrje në Fier dhe ca lekë. Henriku do më ndihmonte mua për ta kryer këtë punë. Nga Henriku mësova se kishte marrë porosi edhe nga një tjetër për këtë punë, nga Renato Çami.

Këtë ma konfirmoi Henriku. Ai fliste me të me një Blackberry. Henriku mbante kontakte edhe me nipin e Renatos.

Unë prezent në takimet e Henrikut me Renaton nuk kam qenë. Për tentativën ndaj Hajredin Beharit, lokali ndodhet afër rrethrrotullimit të parkut.

Një lokal i vogël në anë të rrugës. Unë qëllova nga jashtë lokalit. E pamë që objektivi ndodhej aty. Ishte me 3-4 vetë të tjerë. Unë kur qëllova isha 1 metër larg derës. Unë kam pasur veshur një bluzë me kapuç dhe pantallona xhins. Besoj se qëllova 5-6 herë. Një breshëri qëllova. Ai u shtri nën tavolinë dhe u bë mendova se e godita.

Pas 100 m më priste Riku (Henriku). I thashë që e godita. Shkuam tek lokali i Rikut. Pastaj kaluam nga Gjanica, hodha pistoletën në lumë.

Pas disa ditësh takova Henrikun. Aty debatuam. Më tha, pse e more përsipër kur nuk e bëje dot. Shënjestra kishte shkuar në polici dhe kishte thënë disa emra të dyshuar. Një prej tyre ishte porositësi i vërtetë. Riku më tha, mirë që na dha punë, që nuk e bëmë dot, por tani t’i hapim edhe probleme me policinë.

Henriku më tha se kishte dhënë shpjegime në polici. Henriku më konfirmoi se emri i porositësit ishte në dosjen e policisë. Nuk mora asnjë lek për këtë punë, pasi nuk e realizuam dot.

 

 

ME TE LEXUARAT