"Unë vajta dhe i shërbeva si qeni"/ Zbardhen përgjimet e punonjëses së KPP, SPAK përdori metoda speciale hetimore

Aktualitet

"Unë vajta dhe i shërbeva si qeni"/ Zbardhen përgjimet

SPAK po heton prej të paktën tre vitesh abuzimet me shqyrtimin e ankesave për tenderat në Komisionin e Prokurimeve Publike, duke përdorur edhe metoda speciale hetimore.

Në një nga rastet ku tashmë akuzohet kreu i pezulluar i këtij institucioni, Jonaid Myzyri, në vitin 2022, SPAK ka interceptuar një bisedë telefonike me vlera për hetimin, ku një punonjëse e KPP-së bisedon me nënën e saj.

Pjesë nga përgjimi i punonjëses së KPP-së:

“Ai na mbajti kështu, që krijuam besim se jemi miqtë e atij, dhe rrimë të qetë. Na ofroi, mori informacione. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyllur… e dua edhe pikë. E dua kështu… firmosim ne, të gjithë si delet. Ime vemi ku të na thërrasin. Rresht. Firmën ne, lekët ata".

Jonaid Myzyri dyshohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, e kryer në bashkëpunim.

GJKKO ka vendosur për të detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra ndërsa përveç zyrtarit të lartë, SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj shtatë punonjësve të tjerë të administratës, si dhe tre përfaqësuesve të një kompanie private, sipas Euronews. Sipas hetimeve, abuzimet janë bërë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal–Ura e Repsit, me gjatësi 58.7 kilometra dhe vlerë rreth 2.2 milionë euro.

ME TE LEXUARAT