Ura e Çengelajt mbi Shkumbin në rrezik shembjeje, ndalohen mjetet mbi 3.5 ton dhe kërkohen masa urgjente

E ndërtuar më shumë se 60 vite më parë ura e Çengelajt mbi lumin Shkumbin që lidh zonën e Peqinit me atë të Belshit rrezikon shembjen.
E ndërtuar në atë vetëm për t’i shërbyer digës, vitet e fundit ura u përdor masivisht për kalimin e mjeteve, përfshirë mjetet e rënda, duke çuar në degradimin e saj.
Për të evituar çdo situatë të mundshme rreziku për përdoruesit e rrugës Bashkia e e Peqinit ka vendosur ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë mbi 3.5 ton mbi urë.
Edhe pse u shërben masivisht lëvizjeve të banorëve të fshatrave të Peqinit dhe Belshit, ura nuk rrezikon izolimin e tyre, pasi ekzistojnë mundësi të tjera lëvizje edhe pse në distancë pak më të gjatë.
Nga ana tjetër Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar marrjen e masave urgjente, përfshirë vendosjen e kufizuesve fizikë në hyrje-dalje të urës me mbështetjen e Policisë së Peqinit, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit të vendimit.


