Veliaj në gjykatë: Olsi më është qepur për inceneratorin dhe Teatrin, s’gjeti gjë dhe ...

Aktualitet

Veliaj në gjykatë: Olsi më është qepur për

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pretenduar në gjykatë se prokurori Ols Dado e ka ndjekur prej kohësh në disa çështje, përfshirë inceneratorin e Tiranës dhe Teatrin Kombëtar.

“S’e di ti që Olsi më është qepur për inceneratorin, Teatrin?”, mësohet të jetë shprehur Veliaj gjatë seancës.

Sipas tij, pasi nuk u gjetën shkelje në aktivitetin e tij, hetimet u përqendruan te familjarët.

“S’i gjetëm gjë me punën e tij, hajt t’u hyjmë njerëzve të shtëpisë”, citohet të ketë thënë Veliaj, në një referencë ndaj kontrollit të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe familjarëve të tjerë.

ME TE LEXUARAT