Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa balistike dhe dronë, plagosen 3 persona

Bota

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa balistike dhe dronë,

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe ka bërë të ditur se sistemet kundërraketore të vendit kanë interceptuar dy raketa balistike dhe tre dronë të lëshuar nga Irani.

Si pasojë e sulmeve, tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë.

Sipas autoriteteve emirate, që nga nisja e sulmeve nga Teherani, mbrojtja ajrore ka neutralizuar në total 551 raketa balistike, 29 raketa lundrimi dhe 2,263 dronë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon një video që shfaq tym pranë aeroportit të Dubait.

Deri tani, autoritetet iraniane nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me incidentin.

 

ME TE LEXUARAT