Ekzekutimi i Rexhep Ismailit, kush është Tori Ruci, personi që u bë shkak për konfliktin

Aktualitet

Ekzekutimi i Rexhep Ismailit, kush është Tori Ruci, personi që u

66-vjeçari Rexhep Ismaili nuk ishte shkaku pse një grup të rinjsh shkoi në lokalin e tij mbrëmjen e djeshme për një konflikt lidhur me një pronë në zonën e bregdetit.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 6 të rinjtë, shkuan rreth orës 21.28 të së enjtes tek lokali në kryqëzimin e rrugës Sarandë – Himarë, pasi kishin informacion se aty ndodhej 50-vjeçari Tori Ruçi alias Viktor Ruci, me origjinë nga Tepelena dhe banues prej shumë vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës. Ruci rezulton person me precedentë të shumë penalë prej fillimit të viteve 2000.

Ai ishte liruar nga burgu në 12 mars 2026, pasi ishte ndaluar nga policia në 19 shkurt të këtij viti si pasojë e një dënimi në mungesë prej 8 muajsh burg për “moskallëzim krimi” dhënë në vitin 2019. Ruci u lirua nga burgu pasi dënimi i tij ishte parashkruar. Ai rezultonte i përfshirë në një grup trafiku droge të goditur në vitin 2018 nga policia e Sarandës.

Një prej të rinjve të përfshirë dje në ngjarje, kishte mosmarrëveshje me Rucin për çështje pronësie lidhur me një lokal në zonën e bregdetit dhe madje ishte konfliktuar me të. Për këtë arsye kishte thirrur në ndihmë dhe disa shokë të tij dhe së bashku kanë shkuar tek lokali i 66-vjecarit Rexhep Ismaili, ku në verandë kanë gjetur të ulur në tavolinë Rucin, Ismailin dhe 3 persona të tjerë, rreth familjar e shoqëror i tyre.

Menjëherë ka nisur një debat fizik me sende të forta mes palëve, duke pasur si objektiv kryesor nga pala tjetër pikërisht Tori Rucin. Pasi janë goditur me sende të forta, në një moment Rexhep Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov” duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Nga të shtënat mësohet se ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Nga ana e grupit tjetër, ka pasur kundërpërgjigje me pistoletë, duke e qëlluar një herë me plumb në kokë Ismailin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

 

ME TE LEXUARAT