Vetëvrasja e 61-vjeçarit në Maliq, detaje të TRISHTA: 3 muaj më parë i kishte vdekur bashkëshortja…
Lajmifundit
/
10 Shkurt 2026, 14:32
Aktualitet

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq, ku një 61-vjeçar u vetëvra me çifte.
Mësohet se shkak për aktin e rëndë është bërë gjendja e rënduar e tij, pasi 3 muaj më parë i kishte ndërruar jetë bashkëshortja.
Viktima jetonte në fshatin Vashtëmi me nënën e tij, ndërsa fëmijët i ka jashtë shtetit. 61-vjeçarin e ka gjetur të pajetë nëna e tij brenda në banesë.


