Vjehrra ushtron dhunë ndaj nuses në Korçë, ajo pajiset me urdhër mbrojtjeje
Lajmifundit
/
17 Gusht 2025, 13:12
Aktualitet
Një ngjarje e dhunës në familje u regjistrua në Korçë, ku një 60-vjeçare, e identifikuar si nusja e djalit, u dhunua nga vjehrra e saj. Pas incidentit, gruaja u pajis me urdhër mbrojtjeje nga autoritetet.
Rasti është referuar në Prokurori, ku po vijon procedimi penal për veprën penale të ushtrimit të dhunës ndaj një personi në familje.
Policia e Korçës njofton se vijon monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen për të garantuar sigurinë e personave të përfshirë.