Vlorë/ Lokali në 'Lungomare' përfshihet nga flakët, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta

Aktualitet

Vlorë/ Lokali në 'Lungomare' përfshihet nga

Vlorë- Një lokal në zonën e Lungomares është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një bar i ndërtuar kryesisht me material drusor, çka ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe ambientet përreth.

Forcat zjarrfikëse kanë izoluar flakët dhe kanë bërë të mundur shmangien e përhapjes së mëtejshme.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Policia po dokumenton rastin, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT