Vlorë/ Qeni qëllohet në mënyrë makabre me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

Një rast tronditës i keqtrajtimit të kafshëve është regjistruar në Vlorë, ku një qen endacak është qëlluar me disa plumba arme gjahu, nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas të dhënave, kafsha ka qene një muajsh kur është qëlluar me plumba në trup, dhe tani është tre muajsh, duke përballuar dhimbje të mëdha.
Fatmirësisht, ajo ka arritur të mbijetojë dhe është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Entela Guberaj animaliste vullnetare ka denoncuar këto raste ku shpesh here persona te papërgjegjshme dhunojnë kafshët e rrugës.
Ky rast ka shkaktuar reagime dhe shërben si një thirrje ndërgjegjësimi për të gjithë qytetarët, që të tregojnë më shumë kujdes dhe humanizëm ndaj kafshëve endacake që qarkullojnë në qytet, kryesisht qentë.
Autoritetet pritet të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa ndaj personave përgjegjës për këtë akt të rëndë.


