Agravon sherri në Prishtinë, plagoset me thikë një person! Në pranga tre të dyshuar
Lajmifundit
/
30 Mars 2026, 09:32
Kosovë&Rajon

Një konflikt mes tre personave ka agravuar në përdorimin e mjeteve të ftohta në Prishtinë. Si pasojë ka mbetur i plagusur një person.
Pas përplasjes fizike sherri ka agravuar deri në plagosjen njërit prej tyre me thikë. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:40 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.
Pas plagosjes, i lënduari është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore. Autoritetet kanë sekuestruar thikën ndërsa mësohet se tre të dyshuarit janë arrestuar.
Shiko në:


