Zbardhet ekzekutimi e Bujar Nasufit, porositësit të përfshirë në vrasjen e Elis Roshkodolit! Krimi për një pronë

Aktualitet

Zbardhet ekzekutimi e Bujar Nasufit, porositësit të

Vrasja e Bujar Nasufit, ngjarje e ndodhur në mbrëmjen e 12 janarit në zonën e Selitës në kryeqytet, tashmë ka një shpjegim përse ka ndodhur.

Sipas Klan News, grupi hetimor ka arritur të zbulojë se kush janë porositësit e vrasjes së 56-vjeçarit.

Kanë qenë dy vëllezër, Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët dyshohet të jenë porositësit. Motivi ka të bëjë me një përplasje midis familjeve Nasufi dhe Xhani për shkak të një prone.

Konkretisht babai i Bujar Nasufit i kishte shitur një pronë familjes Xhani në zonën e Selitës.

Trualli i banesës ishte ende në emër të Nasufit dhe në momentin e shpronësimit të tokës nga ndërtimi i Unazës së Madhe, paratë prej rreth 30 mijë eurosh janë përvetësuar nga familja Nasufi dhe jo nga familja Xhani, edhe pse këta të fundit e kishin blerë më përpara këtë pronë.

Autori i cili shfaqet në këtë foto dyshohet të jetë vrasës me pagesë, ku i maskuar si shitës picash ekzekutoi me armë zjarri sapo Bujar Nasufi po parkonte makinën pranë banesës së tyre.

Ai mbante skafandër në kokë dhe me rroba të zeza në mënyrë që të mos identifikohej nga kamerat. Pas krimit ai dogji motorin dhe armën që më pas i gjetën nga policia.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbulimin e identitetit të autorit.

Dy vëllezërit Xhani, që dyshohet se janë porositësit e vrasjes së Bujar Nasufit, janë arrestuar nga RENEA para pak muajsh teksa po drejtonin në një restorant në zonën e Gjirit të Lalzit, nën shoqërinë e personave të tjerë të botës së krimit.

Arrestimi i tyre i bë pasi Voltan dhe Jugert Xhani janë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Elis Roshkodolit në gusht të vitit 2024 në Shkodër.

ME TE LEXUARAT