Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, flakët rrezikojnë nënstacionin elektrik
Lajmifundit
/
16 Korrik 2025, 21:16
Aktualitet
Ditën e sotme është riaktivizuar sërish zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër, duke vënë në rrezik një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe bimësi.
Mësohet se zjarri në Drenovë është përhapur në një sipërfaqe të gjerë dhe flakët po afrohen pranë një nënstacioni elektrik.
Shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet janë përqëndruar pranë nënstacionit për të neutralizuar flakët që përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë.