Zjarr pranë pallatit në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën (VIDEO)
Lajmifundit
/
5 Prill 2026, 15:37
Aktualitet

Një zjarr ka përfshirë dyqanin Rossmann&Lala tek zona e 9-katësheve në Tiranë duke krijuar panik te kalimtarët dhe banorët.
Siç shikohet edhe në foto flakët kanë përfshirë edhe disa apartamente në pallatin ku ndodhet dyqani Rossmann&Lala.
Fakët kanëa rritur në pjesën e çatisë së dyqanit në zonën e njohur si “9-katëshet”, në Rrugën e Barrikadave. Tymi ka “pushtuar” zonën dhe është përhapur kudo.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.


