Atentat në Moskë, qëllohet me armë ushtaraku i lartë rus

Bota

Atentat në Moskë, qëllohet me armë ushtaraku i lartë

Një gjeneral rus është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Moskë.

Sipas Komitetit Hetues Rus, gjenerali Vladimir Alexeyev u sulmua këtë mëngjes brenda një banese në veriperëndim të Moskës, ku një person ende i paidentifikuar qëlloi disa herë ndaj tij dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Autoritetet bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Alexeyev po monitorohet në spital, ndërsa hetimet janë duke vijuar. Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë nisur kërkime intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gjenerali Vladimir Alexeyev mban postin e zëvendësshefit të Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, një nga strukturat më të rëndësishme të aparatit ushtarak rus.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta të sigurisë në Rusi, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet e sulmit.

ME TE LEXUARAT