Valë tërmetesh me epiqendër në Korçë , banorët të alarmuar nga lëkundjet

Pas valës së tërmeteve me epiqendër në fshatin Hoçisht të Devollit, frika tek banorët është ende prezente.
Goditjet e njëpasnjëshme të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit fatmirësisht nuk shkaktuan dëme në banesa por paniku tek banorët ishte i madh.
Banorët tregojnë se lëkundjet u ndjenë fort, veçanërisht gjatë natës, duke i detyruar disa prej tyre të dalin të tmerruar nga shtëpitë, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda. Situata ka krijuar pasiguri dhe ankth, ndërsa banorët mbeten të alarmuar nga çdo lëkundje e radhës.
Sipas të dhënave goditjet sizmike të regjistruara gjatë dy ditëve të fundit kanë pasur magnituda deri në 4 ballë të shkallës Rihter, ndërsa lëkundjet pasuese kanë qenë më të lehta.


