Alarm në një tjetër anije turistike/ Mbi 100 të infektuar me norovirus në Karaibe

Më shumë se 100 persona janë infektuar pas një shpërthimi të Norovirusit në anijen turistike duke detyruar autoritetet të izolojnë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të prekur.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) 102 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit kanë shfaqur simptoma gastrointestinale dhe janë vendosur në karantinë.
Anija, në pronësi të Princess Cruises, u nis më 28 prill nga Port Everglades dhe pritet të ankorohet më 11 maj. Aktualisht ajo ndodhet pranë brigjeve të Dominican Republic dhe më pas do të mbërrijë në Nassau.
Princess Cruises bëri të ditur se personat e prekur kanë simptoma të lehta dhe se janë marrë masa të menjëhershme dezinfektimi në të gjithë anijen.
Në bord ndodheshin 3,116 pasagjerë dhe 1,131 anëtarë ekuipazhi.
Norovirus, i njohur si virusi i të vjellave dimërore, është shumë ngjitës dhe shkakton të vjella e diarre, me simptoma që zakonisht zgjasin rreth dy ditë.
Ngjarja vjen teksa një tjetër anije turistike, MV Hondius, po përballet gjithashtu me raste të Hantavirus.


