Aksident në Fresk/ Përplasi të miturën me motor dhe 'ia mbathi', dyshohet se drejtuesi ishte i dehur

Aktualitet

Aksident në Fresk/ Përplasi të miturën me motor dhe 'ia

Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Freskut, ku një motor ka përplasur një të mitur.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë në trotuar dhe ka goditur një vajzë 6-vjeçare që ndodhej në zonë.

E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitali i Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht, 6-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, drejtuesi i motorit është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit.

Dyshohet gjithashtu se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes.

Policia e Shtetit po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT