Alarm/ Produktet për dobësim me substanca kancerogjene! Paralajmërimi i frikshëm i EOF

Bota

Alarm/ Produktet për dobësim me substanca kancerogjene!

Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) ka paralajmëruar qytetarët të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu kapsulat për humbje peshe “4S”, pasi rezultojnë të rrezikshme për shëndetin.

Sipas njoftimit, produkti përmban substanca të padeklaruara në etiketë, përfshirë sibutraminë dhe fenolftaleinë. Këta përbërës janë identifikuar pas një sinjalizimi nga autoritetet gjermane.

Sibutramina është ndaluar në tregun evropian që prej vitit 2010 për shkak të rreziqeve serioze kardiovaskulare, ndërsa fenolftaleina konsiderohet potencialisht kancerogjene dhe nuk lejohet në medikamente.

Ndërkohë, EOF ka ndaluar edhe shitjen e dy suplementeve dietike “YAVA LABS – FAT BURNER BLUEBERRY” dhe “YAVA LABS – FAT BURNER COLA”, të cilat përmbajnë nivele të larta kafeine dhe çaji jeshil pa informacionin e detyrueshëm mbi përbërësit aktivë.

ME TE LEXUARAT