“Plumbi i Artë”, Alibej në GJKKO: Takimi me Plaurentin dhe komunikimet pas atentatit në Durrës

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, ku ka dëshmuar Erjon Alibej.
Ai ka rrëfyer para trupit gjykues mënyrën se si është njohur me Plaurent Dervishajn në vitin 2019, përpara se të ndodhte një atentat ndaj tij në mars ose fillim prilli të atij viti.
Sipas Alibejt, takimi mes tyre ka ndodhur në Librazhd dhe lidhej me interesin e tij për të zbardhur ngjarjet kriminale që kishin prekur familjen e tij. Ai deklaroi se Dervishaj përdorte aplikacione të enkriptuara si EncroChat dhe Sky ECC, ku sipas tij kishte pseudonimin “Barcelona”.
Gjatë dëshmisë, Alibej përmendi edhe komunikime pas atentatit në Durrës, si dhe referenca për persona të tjerë të përfshirë në hetime, përfshirë emrin e Redjan Rrajës, të cilin tha se e kishte dëgjuar në lidhje me një atentat ndaj një prokurori.
Seanca vijon në kuadër të procesit gjyqësor për një nga dosjet më të bujshme të drejtësisë shqiptare.


