U dënua me 1 vit burg, Gjykata e Lartë e kthen për rigjykim vendimin për Thoma Gëllçin dhe 3 të tjerë

Aktualitet

 

Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Apelin e GJKKO-së çështjen ndaj ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, i dënuar për “shpërdorim detyre”.

Gëllçi ishte dënuar me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij ishte ulur në 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

Akuzat lidhen me një kontratë shtesë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku ai dyshohet se ka zgjatur afatet e zbatimit të kontratës, dhe jo procedurat e prokurimit.

Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët janë dënuar me nga 1 vit burg secili.

ME TE LEXUARAT