Arrestimi i ish-princit Andrew, Trump iu përgjigjet gazetarëve: Ngjarje e trishtueshme

Bota

Arrestimi i ish-princit Andrew, Trump iu përgjigjet gazetarëve:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u pyet nga gazetarët lidhur me arrestimin e ish-princit, Andrew teksa ai e cilësoi si një çështje shumë të trishtueshme.

“Është një çështje shumë e trishtueshme”, u përgjigj Donald Trump një pyetjeje në lidhje me rastin e Princit Andrew, i cili u ndalua nga policia për 12 orë për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

Duke folur me gazetarët që e shoqëronin në udhëtimin e tij, Trump komentoi mbi rastin duke thënë se kjo është një rast shumë i keq për familjen mbretërore.

“Mendoj se është shumë e trishtueshme. Mendoj se është shumë keq për familjen mbretërore. Është shumë, shumë e trishtueshme”, tha ai.

Trump përmendi gjithashtu Mbretin Çarls, i cili sipas tij shumë shpejt do të vizitojë SHBA-në. Ai  theksoi se mbreti është një njeri fantastik. Trump bëri deklarata të ngjashme edhe në nëntor, duke thënë se ndihej “keq” për familjen mbretërore pasi titulli i Andrew-t iu hoq.

Ai tha gjithashtu se është interesante sepse askush nuk foli për Epstein kur ai ishte gjallë, por tani po.

Ai madje u pyet nëse mendonte se bashkëpunëtorët amerikanë të Jeffrey Epstein do të arrestoheshin, kështu që ai pati mundësinë të tregonte njohuritë e tij.

 “Unë jam një lloj eksperti për këtë temë, sepse jam plotësisht i liruar nga akuzat. Kjo është shumë mirë. Mund të flas për këtë në një mënyrë shumë të mirë. Mendoj se është për të ardhur keq. Nuk bëra asgjë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT