Bordi i Paqes thirrje OKB-së: Hamasi të çarmatoset, vetëm kështu mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme

Bota

Bordi i Paqes thirrje OKB-së: Hamasi të çarmatoset, vetëm

Bordi i Paqes, organizmi ndërkombëtar që mbikëqyr armëpushimin në Gaza me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe pjesëmarrjen edhe të Shqipërisë e Kosovës, pritet t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ushtrojë presion ndaj Hamasit për t’u çarmatosur.

Kjo bëhet e ditur në një raport të siguruar nga Associated Press, i cili do të diskutohet të enjten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për situatën në Lindjen e Mesme.

Sipas dokumentit, pengesa kryesore për zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit mbetet refuzimi i Hamasit për të hequr dorë nga armët, për të lejuar një tranzicion civil në Gaza dhe për të pranuar çarmatim të verifikueshëm.

Raporti thekson se rindërtimi i Gazës nuk mund të nisë pa çarmatosjen e grupeve të armatosura. Në planin amerikan me 20 pika për armëpushimin parashikohet dorëzimi i armëve nga Hamasi, shkatërrimi i tuneleve, tërheqja graduale e forcave izraelite dhe krijimi i një administrate të re teknokrate palestineze.

Kreu i Bordit të Paqes dhe ish-emisari i OKB-së për Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, deklaroi se procesi i armëpushimit ka ngecur pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çarmatimin e Hamasit.

“Faktori kritik për zhbllokimin e marrëveshjes mbetet çarmatimi total i Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza”, thuhet në raport.

Hamasi reagoi duke e cilësuar dokumentin të pasaktë dhe akuzoi Izraelin për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit dhe bllokim të ndihmave humanitare.

Në raport përmenden edhe shkelje të përditshme të armëpushimit nga të dyja palët, ndërsa situata humanitare në Gaza përshkruhet si dramatike, me miliona civilë që jetojnë në kushte të vështira dhe me mungesë të shërbimeve bazë.

ME TE LEXUARAT