“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse s’ka marrëveshje”, Trump: Anijet amerikane po mbushen me municione!

Anijet luftarake amerikane po rimbushen me “municionet më të mira” për të rinisur sulmet ndaj Iranit nëse bisedimet e paqes dështojnë në Pakistan, tha Donald Trump sot për New York Post.
“Do ta zbulojmë brenda rreth 24 orësh, do ta dimë së shpejti,” shtoi ai.
“Kemi një rivendosje në plan. Po i ngarkojmë anijet me municionet më të mira, armët më të mira të prodhuara ndonjëherë – madje edhe më të mira se ato që bëmë më parë dhe i shpërthyem”, tha ai.
Trump tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje, “ne do t’i përdorim ato me shumë efikasitet”.
Presidenti amerikan kishte postuar sot në platformën e tij Truth Social, duke iu referuar në mënyrë të paqartë “RIVENDOSJES MË TË FUQISHME NË BOTË”.


