“Fluturon” çmimi i naftës, Brent tejkalon 110 dollarë për fuçi

Bota

“Fluturon” çmimi i naftës, Brent tejkalon 110

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, duke arritur mbi 110 dollarë për fuçi pas raportimeve të mediave iraniane për një sulm ajror në fushën më të madhe të gazit natyror në botë.

Në tregun Aziatik, çmimi i naftës së papërpunuar Brent arriti në 112 dollarë për fuçi në orët e para të së enjtes, mbi 5% më shumë se nivelet e së martës. Që atëherë, çmimi ka pësuar një rënie të lehtë.

Edhe çmimi i gazit në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 6%.

Rritja e menjëhershme e çmimeve pasoi raportet se kompleksi petrokimik i Iranit në fushën South Pars kishte pësuar dëmtime nga sulmi. Disa orë më vonë, Katari njoftoi për “dëmtime të mëdha” në zonën industriale Ras Laffan pas kërcënimeve nga Irani, raporton BBC.

Ndërkohë, Irani tha se zjarri në kompleks ishte nën kontroll dhe paralajmëroi për veprime “të vendosura” ndaj çdo sulmi në infrastrukturën e tij energjetike.

“Ne e konsiderojmë legjitim shënjestrimin e infrastrukturave të karburantit, energjisë dhe gazit të vendeve të origjinës dhe do të hakmerremi fuqishëm sa më shpejt të jetë e mundur.”

Analistët parashikojnë se tregjet e energjisë do të mbeten të paqëndrueshme. Danni Hewson nga AJ Bell tha se sulmi dhe reagimi i Iranit “po rrisin presionin mbi çmimet e naftës”.

Shtëpia e Bardhë iu përgjigj të mërkurën rritjes së çmimit të naftës duke thënë se po pezullonte Aktin Jones – një ligj i vitit 1920 që thotë se vetëm anijet e prodhuara në Amerikë mund të përdoren për të transportuar mallra midis porteve amerikane.

Sekretarja e Shtypit e SHBA-së, Karoline Leavitt, tha se heqja dorë nga rregullat për 60 ditë, do të lejojë që “burimet jetësore si nafta, gazi natyror, plehrat dhe qymyri të rrjedhin lirshëm”, pasi anijet e prodhuara jo në Amerikë mund të përdoren.

Paralelisht, Irani ka pezulluar furnizimin me gaz për Irakun për të siguruar rezervat e brendshme.

ME TE LEXUARAT