Fotot/ Cristiano Ronaldo i nis dhuratë Trumpit, por ja mesazhi që fshihej në të!
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i dhuroi presidentit amerikan Donald Trump një fanellë të ekipit kombëtar të Portugalisë të firmosur nga vetë Cristiano Ronaldo, gjatë samitit të G7 që u zhvillua në Kanada.
Costa, i cili është portugez dhe ka marrë drejtimin e Këshillit Evropian që prej vitit 2024, mbërriti të hënën në Kananaskis të Albertës.
Gjatë një takimi me Trump-in, ai i dorëzoi personalisht fanellën me numrin 7, të firmosur nga superylli i futbollit botëror.
Në fanellë ishte shkruar: “Për Presidentin Donald J. Trump, duke luajtur për paqen”. Presidenti amerikan, e priti me kënaqësi dhuratën, duke thënë: “Më pëlqen, duke luajtur për paqen”.
Cristiano Ronaldo, 40 vjeç, është pesë herë fitues i Topit të Artë dhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar me 138 gola. Së fundmi ai udhëhoqi kombëtaren portugeze drejt fitores në UEFA Nations League dhe pritet të përfaqësojë sërish Portugalinë në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.