SHBA gati për luftë?! Vendosen 4 bombardues strategjikë në Oqeanin Indian

Bota

SHBA gati për luftë?! Vendosen 4 bombardues strategjikë në

Katër bombardues strategjikë u vendosën në bazën ushtarake amerikano-britanike të Diego Garcia në Oqeanin Indian të hënën, sipas një analize të imazheve satelitore nga Agjencia Franceze e Lajmeve, ndërsa përballja ushtarake midis Izraelit dhe Iranit hyri sot në ditën e saj të pestë.

Këto avionë B-52H Stratofortress, të aftë për të mbajtur armë bërthamore ose municione të tjera të drejtuara me precizion, u panë më 16 qershor në platformën jugore të kësaj baze strategjike në Arkipelagun Chagos.

Të aftë për të mbajtur rreth 32 ton armë, këta avionë me rreze të gjatë veprimi mbërritën në bazë rreth mesit të majit, sipas analizës së imazheve satelitore nga Planet Labs.

Baza e Diego Garcias, e cila u zgjerua pas Revolucionit Iranian të vitit 1979, luajti një rol të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara në luftërat që zhvilloi në Irak (1990-1991, 2003-2011) dhe në Afganistan në vitin 2001.

Agjencia France-Presse raportoi gjithashtu mbërritjen e një avioni transporti C-17 Globemaster III në bazë të hënën. Forcat Ajrore të SHBA-së thonë se ky model avioni mund të transportojë “shpejt” trupa, si dhe “të gjitha llojet e ngarkesave në bazat kryesore operative ose direkt në bazat e avancuara brenda zonave të vendosjes”.

ME TE LEXUARAT