Kush është “dashuria e shekullit” e Erion Alibej? Xhuljano Hoxha i përmend ish-shokut emrin e një vajze

Aktualitet

Kush është “dashuria e shekullit” e Erion Alibej? Xhuljano

1 penduari i drejtësisë, Erjon Alibej, këtë të martë ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse, kësaj here për ekzekutimin e Bujar Çelës, vëllait të bosit të botës së krimit në Elbasan, Talo Çelës.

Para trupës gjykuese, Alibej ka pranuar se pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka urdhëruar vendosjen e armës së krimit në shtëpinë e Bujar Çelës. Sipas tij, ky veprim ishte i qëllimshëm dhe pjesë e një skeme të “kopsitur” mirë për të goditur Talo Çelës përmes njerëzve të tij më të afërt.

 “Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, vendosa që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujarit. Informacionet i merrja nga Xhuljani”, deklaroi Alibej. Ndëkrohë që në këtë moment, i akuzuari tjetër, Xhuljan Hoxha ka ndërhyrë nga kafazi i qelqtë duke ironizuar deklaratat e Alibejt.

 “Unë kam qenë në shtëpi. Je i sigurt që ke folur me mua o Tomaso Busheta…?”, duke e krahasuar Alibejn me mafiozin e njohur italian dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë Tommaso Buscetta.

Në vijim të rrëfimit të tij, Alibej zbuloi se fillimisht për ekzekutimin e Bujarit ishin angazhuar Skerdi Tase dhe Henrik Hoxha, të cilët më pas u tërhoqën dhe arsyen pse i penduari i drejtësisë thotë se akoma nuk e ka kuptuar.

Planifikimi për vrasjen e Bujar Çelës vijoi me përfshirjen e “çunave të Fushë Krujës”, konkretisht Besian Xhixha dhe Enver Diva. Sipas Alibejt, ata mbërritën ditën e ekzekutimit me një makinë Renault ngjyrë qumështi, pritën fillimisht pranë shtëpisë së viktimës, por u tërhoqën pasi u panë nga një komshi. Më pas, iu afruan një lokali ku ndodhej Bujari dhe atje ndodhi edhe atentati.

E teksa Alibej ishte duke treguar, Xhuljan Hoxha ndërhyri sërish duke vijuar t’i mëshonte faktit se ai është i pafajshëm. Madje, ai i kërkoi Alibejt që të tregonte se kush është vajza me emrin Meki Kila.

“Tregoje pak si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Pse nuk e përmend dashurinë e shekullit, Megi Kilën?”, duke hedhur dyshime për lidhje personale dhe përfshirje të tjera në çështjen e vrasjeve.

Pjesë nga dëshmitë:

Erjon Alibej: Bujar Çela ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, vendosa që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. Xhuljani me jepte informacione.

Ndërhyn Xhuljan Hoxha nga kafazi: Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt qe ke folur me mua o Tomaso Busheta… (Tommaso Buscetta një mafioz italian dhe bashkëpunëtor i drejtësisë).

Erjon Alibej: Për Bujarin vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua Skerdi Tase për ta ekzekutuar dhe Henrik Hoxha. E morën si punë, u angazhuan të dy. U morën disa ditë rresht për ekzekutimin e Bujar Çelës. Nuk e kuptova pse u tërhoqën, as sot e kësaj dite nuk e kam kuptuar pse nuk e vranë. Informacionet për Bujarin unë i kisha të gjitha, përveç informacioneve qe kishte Nuredini nga Eljo Bitri.

Nuk u arrit në atë periudhë, pastaj Bujari u mor me Abedin Mamen. Më pas, sa i përket ditës së ekzekutimit të Bujarit, u angazhuan ditë përpara çunat e Fushë Krujës, Besi dhe Veri (Besian Xhixha dhe Enver Diva). Çunat e Fushë Krujës, ditën e ekzekutimit, kanë ardhur me një Renault ngjyrë qumështi, me atë erdhën nga Fushë Kruja. Kanë pritur njëherë te shtëpia e Bujarit, një komshi i pa dhe ata u tërhoqën. U larguan nga zona aty dhe më pas u afruan te lokali ku ishte Bujari. Pasi kanë mbaruar veprimin, më ka shkruajtur Nuredini në sekonda që “mbaroi Bujari”. Makinat u larguan njëkohësisht, Renaulti u dogj, më pas me makinën E Class shkuan për Fushë Krujë.

Xhuljan Hoxha- Alibejt: Tregoje pak si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Pse nuk e përmend Megi Kilën, dashurinë e shekullit? Se për vrasjen e Bujar Çcelës une kam qenë në shtëpi. Skam lidhje fare me këte ngjarje. Procesi jonë është i padrejte fare, po manipulohet. Gjyqi zhvillohet si don Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej. Do të lutem shumë gjyqtare si fliste ai me Megi Kilën? Më shume se burg përjetë nuk keni çfarë më bëni më. Le të mbaroje ai deklarimet se kam unë për te folur për të.

 

ME TE LEXUARAT