Plarent Ndreca del nga SPAK, rrëfen për çfarë u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm
Lajmifundit
/
17 Qershor 2025, 16:37
Politikë
Deputeti socialist Plarent Ndreca u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Ndreca është shprehur se është thirrur “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”.
“Bëhet fjalë për një çështje që vijon të jetë nën hetim”, tha ai më tej, teksa shtoi se nuk mund të japë detaje shtesë.
Kujtojmë se Ndreca më parë ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
Ai po hetohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, gjatë kohës në detyrë, çështje në të cilën janë të përfshirë edhe persona të tjerë.