Kërcënon Vuçiç: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia në fund do fitojë

Kosovë&Rajon

Kërcënon Vuçiç: Gjërat po ndryshojnë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën, duke deklaruar se shteti të cilin ai e udhëheq do të jetë gjithmonë me serbët nga Kosova.  Vuçiç ka theksuar gjithashtu se do të fitojë edhe në çështjen e Kosovës, pasi sipas tij gjërat janë duke ndryshuar në botë.

Gjatë paraqitjes në televizionin publik të Serbisë, Vuçiç i është kërkuar të komentojë arrestimet dhe depërtimet e serbëve dhe vendimet e qeverisë së Kosovës, ai tha se kjo nuk do të përfundojë së shpejti dhe se Serbia do të fitojë në fund.

Më tej ai shtoi se nuk do të duhet shumë kohë që uji të rrjedhë poshtë Savës dhe Danubit që njerëzit ta vënë re.

“Nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë”, theksoi presidenti serb.

ME TE LEXUARAT