Franca dhe Kanadaja hapin konsullata në Groenlandë

Kanadaja ka hapur një zyrë konsullore në Groenlandë , një veprim që vjen ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënon të pushtojë ishullin Arktik.
Zyrtarët kanadezë, përfshirë Guvernatoren e Përgjithshme Mary Simon dhe Ministren e Jashtme Anita Anand udhëtuan sot për në Nuuk për të inauguruar konsullatën.
Ndërkohë sot edhe zyrtarët francezë mbërritën në Groenlandë për të përuruar konsullatën e tyre.
Lëvizjet nga të dy vendet janë një shenjë e mbështetjes së vazhdueshme të ofruar nga aleatët e NATO-s për Groenlandën, pas deklaratave të Trump se Shtetet e Bashkuara duhet ta pushtojnë atë për arsye sigurie kombëtare.
Trump që atëherë i ka rishikuar komentet e tij, duke thënë se tani po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje pas bisedimeve me Danimarkën, aleatët evropianë dhe Kanadanë.


