Goditet rrjeti i trafikut në Atlantik, sekuestrohen 11 ton drogë, arrestohen 54 persona

Bota

Goditet rrjeti i trafikut në Atlantik, sekuestrohen 11 ton drogë,

Mjë megaoperacion ndërkombëtar i koordinuar nga Europol dhe i udhëhequr nga Guardia Civil ka goditur një nga rrugët më të mëdha të trafikut të drogës në Atlantik, duke sekuestruar sasi rekord kokaine dhe hashashi.

Operacioni u zhvillua nga 13 deri më 26 prill 2026 dhe kishte në fokus rrjetet kriminale që transportonin kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës përmes transfertave të fshehta në det, larg porteve kryesore dhe kontrolleve tradicionale.

Forcat e rendit monitoruan korridorin detar mes Ishujve Kanarie dhe Azoreve, ku u ndërprenë disa dërgesa droge në mes të oqeanit. Si rezultat i operacionit:

* U sekuestruan 11 ton kokainë
* U bllokuan 8.5 ton hashash
* U arrestuan 54 persona
* U ndaluan 8 anije

Sipas Europol, grupet kriminale po ndryshojnë strategji, duke shmangur gjithnjë e më shumë portet e mëdha evropiane dhe duke përdorur rrugë të fragmentuara në Atlantik për të ulur rrezikun e kapjes.

Hetimet zbuluan se trafiku realizohej në disa etapa: fillimisht droga transportohej nga anije mëmë që niseshin nga Amerika Latine, më pas transferohej në mes të oqeanit tek mjete të shpejta lundruese dhe në fund shpërndahej në bregdetet e largëta të Portugalisë dhe Spanjës përmes marinave të vogla apo plazheve të izoluara.

Autoritetet evropiane e cilësuan operacionin si një nga goditjet më të mëdha ndaj rrjeteve të trafikut detar të drogës në vitet e fundit.

Goditet rrjeti i trafikut në Atlantik, sekuestrohen 11 ton drogë,Goditet rrjeti i trafikut në Atlantik, sekuestrohen 11 ton drogë,

ME TE LEXUARAT