Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran/ Mediat e huaja: Është ekzekutuar shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm
Sipas burimeve të pakonfirmuara që qarkullojnë në mediat ndërkombëtare, Izraeli dyshohet se ka eliminuar Abdolrahim Mousavin, shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit.
Mousavi mori këtë detyrë pas vrasjes së Habibollah Sayyarit, i cili vetë kishte zëvendësuar Mohammad Bagherin – duke treguar një zinxhir goditjesh të nivelit më të lartë ushtarak në Iran.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane apo izraelite për këtë zhvillim, por nëse vërtetohet, ky do të ishte një tjetër eskalim i ndjeshëm në përplasjen e ashpër mes dy vendeve.
Mousavi mbante një nga pozicionet më të rëndësishme në strukturën ushtarake të Iranit dhe eliminimi i tij mund të tronditë zinxhirin komandues të ushtrisë iraniane në një moment kritik.