Rama-socialistëve: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr! Atë ditë nuk do jem as unë

Politikë

Rama-socialistëve: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 34-vjetorin e themelimit dhe socialistët kanë organizuar një event para selisë “rozë” në Tiranë.

Gjatë festës, nuk munguan batutat nga kryeministri Edi Rama në festën e PS, i cili falenderoi në mënyrën e tij socialistët më të vjetër.

“I japim një forcë të madhe PS në territor duke u mbështetur te njerëzit më të talentuar, përgatitur dhe përkushtuar. Për tu mos u zgjatur, dua të falënderoj ata që janë sot këtu të ftuar. Më zunë sytë dy. Fatmirësisht sytë ma vajtën nga Ylli Rakipi te Frrok Cupi.

Si për të thënë ‘unë erdha por s’jam me ju’. Ylli e dimë që s’je me ne por mos rri shumë i distancuar se dukesh si ata në piktura që rrinë si në hije, jemi të qartë që s’je me ne.

Dua të falënderoj ata që janë para nesh dhe qe janë të pranishëm në këto sebepe dhe në jetën e përditshme të partisë. Edhe këtu dy ekstreme do marr Zysh Artën, që s’më ndahet dhe… zysha ty shyqyr që të kemi.

Edhe Gramozin. Shqetësohuni ditën kur s’do jetë Gramozi në oborr, por atë ditë s’do jem as unë, kështu që shihni dhe bëni. Sekretari në këto raste ka veshur kostumin e dasmës. Faleminderit vajzave dhe grave që janë të pranishme. Kush u mbështet te vajzat dhe gratë fitoi.”, tha Rama.

 

 

ME TE LEXUARAT