Ana Lika rrëfen problemin neurologjik që e detyroi të ndërpriste gjidhënien dhe si e fshehu sëmundjen nga Bjordi!

Showbiz

Ana Lika rrëfen problemin neurologjik që e detyroi të

Aktorja Ana Lika ka ndarë një histori të dhimbshme dhe shumë personale që lidhet me periudhën pas humbjes së nënës së saj. Teksa ishte e ftuar në ‘Mam’ te Orinda Hutes, ajo tregoi për herë të parë se është diagnostikuar me një problem neurologjik, një formë epilepsie.

Ajo mori vendimin e vështirë për të ndërprerë gjidhënien, nga frika se mund të mos ishte e aftë si nënë. Ana tregoi se edhe partnerin e saj, Bjordin, e kishte pyetur nëse donte të qëndronte pranë saj, pasi nuk dëshironte t’i bëhej barrë askujt.

Pjese nga rrëfimi i saj:

“Pas humbjes së mamit, më diagnostikohet një problem neurologjik, një formë epilepsie. Kur po bëja ekon e parë të gocës, më kapi një krizë epilepsie e plotë.

Kisha frikë të tregoja se isha e sëmurë.

E ndërpreva gjidhënien, sepse nuk doja që goca ime të kishte një mama të paaftë, vendosa të mos i jepja gji. Bjordit i thashë: nëse doje të rrije me mua, ishe i lirë, sepse nuk doja t’i bëhesha barrë askujt.”

ME TE LEXUARAT